Nesër fillojnë aplikimet për bursat ndërkombëtare 2021 për studime në Turqi

Mos i humb

Nesër fillojnë aplikimet për programin e “Bursave të Turqisë 2021” që ndahen nga Presidenca e Turqisë për Turqit Jashtë Vendit dhe Komunitetet Mike (YTB) dhe të cilat ofrojnë mundësinë e arsimit të lartë në Turqi për studentët ndërkombëtar nga e gjithë bota, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njofimit të YTB-së, bursat e Turqisë të cilat janë markë e bursave për arsimin e lartë ndërkombëtar të Turqisë zhvillohen nën koordinimin e presidencës dhe se ato përmisojnë çdo ditë e më shumë vendin në lëvizjen e studentëve ndërkombëtar.

Bursat e Turqisë 2021 janë të hapura për të gjitha vendet e botës dhe do të pranohen në periudhën 10-20 janar.

Aplikimet do të jenë të hapura për kandidatët që duan të arsimohen në një sërë programesh për studime universitare, master dhe doktoraturë. Aplikimet e bursave që hapin dyert e universiteteve më prestigjioze të Turqisë për studentë nga qindra vende do të mund të kryhen nga adresa “www.turkiyeburslari.gov.tr”.

Programi më gjithëpërfshirës në botë

Bursat e Turqisë spikaten si programi më gjithëpërfshirës i bursave në botë me mundësitë për vendosje në departamentet universitare, bursë mujore, pagesat e shkollës, sigurim shëndetësor, konvikt, programe pa pagesë profesionale dhe akademike dhe me mundësinë për biletën e avionit vajtje-ardhje. Po ashtu 156 mijë aplikimet e marra nga 172 vende për Bursat e Turqisë në vitin 2020 tregojnë se Turqia është bërë një qendër tërheqëse në arsimin ndërkombëtar.

Krahas informacionit dhe përvojës së pasur që ofron, Bursat e Turqisë i ofrojnë studentëve ndërkombëtar nga e gjithë bota mundësinë për arsim me bursë në universitetet më të përzgjedhura të vendit.

Bursat kanë për qëllim të formojnë një rrjet udhëheqësish të ardhshëm të angazhuar për forcimin e bashkëpunimit mes vendeve dhe qasjes së përbashkët ndër-shoqërore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit