BE njeh certifikatat për COVID-19 të 4 shteteve

Mos i humb

Bashkimi Evropian vendosi të njohë certifikatat e vaksinës kundër COVID-19 të 4 vendeve, përfshirë Serbinë dhe Gjeorgjinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Komisioni Evropian njoftoi se është vendosur që certifikatat për COVID-19 të aplikuara nga Gjeorgjia, Moldavia, Zelanda e Re dhe Serbia të jenë ekuivalente me certifikatat e BE-së.

Në deklaratë thuhet se nga nesër 4 shtete do të lidhen me sistemin e certifikatave të vaksinimit të BE-së.

Duke theksuar se certifikatat e vaksinave të lëshuara nga këto vende do të kenë të njëjtat kushte me “Certifikata Dixhitale e BE-së për COVID”, thuhet se certifikatat do të pranohen edhe në vendet e BE-së.

Në deklaratë bëhet e ditur se 49 vende janë aktualisht të lidhura me sistemin e certifikimit të vaksinave të BE-së.

Aplikimi për certifikatën e vaksinimit, i përgatitur nga BE-ja për të lehtësuar udhëtimin gjatë pandemisë, hyri në fuqi më 1 korrik.

Vaksinat kundër COVID-19 të miratuara në BE me certifikatë janë: BioNTech-Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit