BE nuk bie dakord/ Borrell: Nuk ka akoma asnjë marrëveshje mbi sanksionet kundër Bjellorusisë

Mos i humb

BRUKSEL– Diplomati i lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell, ka deklaruar se kryediplomatët e vendeve anëtare të bllokut nuk kanë mundur të arrijnë një marrëveshje mbi sanksionet kundër Bjellorusisë.

“Ministrat diskutuan çështjen e sanksioneve. Dhe pavarësisht vullnetit të qartë për të miratuar ato sanksione, nuk ishte e mundur të bëhej sot, sepse nuk u arrit unanimiteti i kërkuar.”- ka deklaruar Borrell gjatë një konference për media pas takimit të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së.

Ndër të tjera Borrell tha se çështja do të duhet të konsiderohet nga krerët e vendeve dhe qeverive në Këshillin Europian gjatë kësaj jave.

Kujtojmë se Bjellorusia është përfshirë nga protestat masive që prej datës 9 gusht kur Presidenti Alexandër Lukashenko u rizgjodh në zgjedhjet persidenciale, ndërsa kundërshtarët e tij thonë se këto zgjedhje ishin të manipuluara.Më tej Borrell u shpreh se rezultatet e zgjedhjeve në Bjellorusi ishin të falsifikuara dhe se BE-ja nuk i njeh rezultatet e zgjedhjeve presidenciale bjelloruse.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit