Zbulohet emaili që nxjerr mashtrimin e AKSHI/ E-Albania jashtë funksionit, noterët s’mund të japin shërbim për qytetarët

Mos i humb

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) që administron portalin unik qeveritar e-Albania nuk jep shërbim publik për qytetarët dhe bizneset.

Shqetësimi u ngrit nga Dhoma Kombëtare e Noterëve, të cilët shprehen se rënia e sistemit të AKSHI për shërbimet elektronike iu ka bllokuar punën, duke mos pasur akses për verifikimin e të dhënave.

Por ndërsa shqetësimi i tyre u bë publik AKSHI shpejtoi të përgënjeshtronte lajmin se sistemi ishte në punë.

Emaili është dërguar nga Dhoma Kombëtare e Noterëve për të gjithë noterët ku pranohet defekti teknik në sistemin e AKSHI.

Për arsye të një defekti teknik pranë pajisjeve të AKSHI, ju njoftojmë që për vazhdimin e punës me gjenerimin e numrave të repertorit dhe koleksionit si dhe printimin e cover për aktet Noteriale, platforma do të aksesohet në një ambient tjetër

Si pasojë e rënies së sistemit, noterët nuk kanë pasur akses për verifikimin e të dhënave dhe janë detyruar që të ndalin shërbimet për aplikimet në Hipotekë. Ata thonë se është e pafalshme që pas shpenzimit të miliona eurove nga AKSHI të bjerë sistemi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit