BE planifikon mision të ri detar në Mesdhe

Mos i humb

Forcat e regjimit të Bashar al-Asadit po shkatërrojnë edhe varrezat civile në vendbanimet ku kanë detyruar popullatën të migrojë dhe të cilat i kanë marrë nën kontroll pas 9 vitesh në Halepin perëndimor që ndodhet brenda rajonit të deeskalimit në Idlib të Sirisë,  (AA).

Ushtarët e regjimit dhe ato “Shabiha” të cilat njihen si forcat milice të ushtrisë së Asadit, kanë filmuar dhe i kanë postuar në rrjetet sociale atë çfarë u kanë bërë gurëve të varreve në zonën Heyyan në periferinë perëndimore të Halepit të cilën e morën nën kontroll dje.

Në postimet e publikuara vërehen shkatërrimet që ushtarët e regjimit dhe “Shabiha”-t u bëjnë gurëve të varreve me sendet që kanë në dorë.

Po ashtu edhe më 9 shkurt forcat e quajtura “Shabiha” shkatërruan një varrezë civile në fshatin me popullsi prej 15 mijë banorësh Han es Subl në Idlib.

Në rajonet që merren nën kontroll nga forcat e regjimit nuk ka popullatë civile. Për shkak se edhe ata që kanë mbetur pas të larguarve nga bombardimet i kanë braktisur shtëpitë e tyre me frikën se forcat e regjimit do të kryejnë masakra.

Opozitarët e kishin marrë nën kontroll nga regjimi 9 vite më parë rajonin Heyyan i cili ndodhet në pjesën periferike perëndimore të Halepit brenda rajonit të deeskalimit Idlib.

– Nuk u zbatuan marrëveshjet e Astanas dhe Soçit

Idlibi në veriperëndim të Sirisë, pothuajse që nga fillimi i luftës së brendshme ka qenë në cilësinë e kështjellës për opozitarët. Në mars të vitit 2015, opozitarët vendosën kontroll mbi Idlibin, popullsia e të cilit është rritur në 4 milionë për shkak të migrimeve të brendshme të fundit në atë zonë. Në të njëjtën kohë, Idlibi është një nga zonat që më shpesh sulmohet nga forcat e regjimit.

Në kuadër të takimit të zhvilluar mes Turqisë, Rusisë dhe Iranit më 4-5 maj 2017 në Astana, u shpallën 4 zona të deeskalimit, përfshirë qytetin Idlib dhe disa zona të qyteteve fqinje rreth tij në (Latakia, Hama dhe Halep), pjesa veriore e qytetit Homs, Guta Lindore në kryeqytetin Damask dhe rajonet Dera dhe Kunejtra në jug të vendit.

Por, forcat e regjimit dhe terroristët me mbështetje iraniane nëpërmjet mbështetjes ajrore të Rusisë duke shkelur armëpushimin, më përjashtim të Idlibit morën nën kontroll zonat tjera të mbetura nga 4 rajonet për të cilët ishte vendosur që të ruhej situata e tyre.

Që nga Marrëveshja e Soçit më 17 shtator 2018 e deri më tani në sulmet e ndërmarrë në Idlib nga regjimi dhe mbështetësit e tij kanë humbur jetën më shumë se 1.800 civilë. Ndërsa numri i të zhvendosurve në afërsi të kufirit me Turqinë që nga janari 2019 e deri më tani ka arritur në 1 milionë e 794 mijë persona.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit