BE reagon në lidhje me Gutën Lindore

Mos i humb

Bashkimi Europian (BE) paralajmëroi se regjimi i Bashar al-Asadit duhet të japë llogari për sulmin me armë kimike në Duma.

“Përsërisim se duhet të jepet llogari në lidhje me të gjitha krimet e luftës dhe përdorimin e armëve kimike në Siri”, thuhet në deklaratën e bërë nga zyra e zëdhënësit të Komisionit të BE-së.

Në deklaratë është theksuar se përfaqësuesja e Lartë të Bashkimit Europian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Federica Mogherini, është në komunikim me shtetet anëtare në lidhje me zhvillimet në Siri. Më tej bëhet e ditur se javën e ardhshme çështja do të trajtohet në mbledhjen e ministrave të jashtëm të BE-së.

Ndryshe, forcat e regjimit të Asadit goditën disa objektiva në qytetin Duma të Gutës Lindore e cila ishte nën kontrollin e opozitarëve më 7 prill, duke përdorur një gaz toksik, i cili la të paktën 78 civilë të vdekur.

Në raportin e Rrjetit Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR), të publikuar më 4 prill, ishte njoftuar se regjimi i Asadit ka përdorur 214 herë armë kimike gjatë sulmeve që nga fillimi i luftës së brendshme në Siri, ndërsa 11 herë që nga masakra në Khan Shaykhun./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit