Bedri Hamza refuzon të marrë rritjen e rrogës

Mos i humb

Ministri i Financave, Bedri Hamza nuk do të marrë me rritje rrogën e shefit të këtij dikasteri qeveritar.

Siç ka mësuar  Klan Kosova, Hamza ka kontakuar Thesarin e Shtetit të cilëve iu kërkoi që mos t`i dalë rroga me rritje.

Ministri Hamza këtë vendim e ka marrë gjatë ditës së sotme, pasi dëshiron t’u qëndroj mbrapa parimeve të tij, i cili edhe pati kundërshtuar rritjen e pagave për zyrtarët qeveritar duke thënë se një gjë e tillë është e dëmshme dhe rëndon buxhetin.

Vendimin për rritje pagash e patën kundërshtuar edhe opozitarët të cilët e dërguan atë në Gjykatën Kushtetuese , por kjo e fundit mori vendim që kjo nuk përbën shkelje.

Hamza deri më tani ka pranaur rrogë prej 1 mijë e 270 euro e 50 cent, kurse me rritje i bie ta ketë 2 mijë euro./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit