Begaj përshëndet aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

Mos i humb

Presidenti Bajram Begaj përshëndeti sot dorëzimin e aplikimit të Kosovës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Duke e konsideruar një akt të rëndësishëm historik, Begaj i uron autoriteteve të Kosovës shumë suksese në përmbushjen e detyrimeve të procesit të anëtarësimit.

Në të njëjtën kohë, Presidenti Begaj i bën thirrje të gjitha vendeve anëtare që ta mbështesin aplikimin e Kosovës, pasi kjo do të ishte jo vetëm në interesin më të mirë gjeopolitik të Bashkimit Evropian, por dhe një kontribut më shumë në mbështetje të një vendi e një populli me vokacion të qartë evropian dhe euro-atlantik.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit