Begaj pret Ali Ahmetin: Shqiptarët, rol të rëndësishëm për stabilitetin e Maqedonisë së Veriut

Mos i humb

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot në një takim Kryetarin e Partisë së Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti si dhe zëvendëskryeministrin e Parë dhe ministrin për Sistemin Politik dhe Marrëdhëniet Ndërmjet Bashkësive të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.

Në këtë takim, Begaj përshëndeti rolin e rëndësishëm të shqiptarëve dhe të partive politike shqiptare për stabilitetin e Maqedonisë së Veriut.

Begaj gjithashtu vlerësoi zhvillimet pozitive që kanë ndodhur në marrëdhëniet ndëretnike mes shqiptarëve dhe maqedonasve.

“Është shumë e rëndësishme që faktori politik shqiptar në vendin fqinj të vijojë të kontribuojë në këtë drejtim. Vetëm duke kontribuar të gjithë në këtë drejtim, do të mund të adresohen më mirë të gjitha problematikat me të cilat përballen shqiptarët në Maqedoninë e Veriut”, u shpreh Begaj në një postim në rrjetet sociale.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit