Begaj pret Wisner: SHBA, rol kyç në konsolidimin e demokracisë në Shqipëri

Mos i humb

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot të Ngarkuarin me Punë të Shteteve të Bashkuara në Tiranë, David Wisner.

Gjatë takimit, Kreu i Shtetit rikonfirmoi angazhimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara.

Presidenti Begaj theksoi gjithashtu rolin kyç të SHBA-së në konsolidimin e demokracisë në Shqipëri.

Në këtë kuadër, Presidenti Begaj e konsideroi thelbësore mbështetjen e SHBA-së në rritjen e efikasitetit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në vendin tonë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit