Begaj: Prioritet, procesi i rishikimit dhe hartimit të dokumenteve strategjikë

Mos i humb

Në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, Presidenca njoftoi për konkluzionet që dolën nga ky takim, ku Presidenti Bajram Begaj kërkoi që të trajtohen me prioritet procesi i rishikimit dhe hartimit të dokumenteve strategjikë, Strategjisë së Sigurisë Kombëtare, dokumenteve strategjike në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, emergjencave civile, si dhe strategjive sektoriale.

“Pas raportimeve dhe diskutimeve në Këshillin e Sigurimit, Presidenti i Republikës Bajram Begaj e vlerësoi si shumë të rëndësishëm këtë takim dhe angazhimin e të gjitha institucioneve për garantimin e sigurisë kombëtare në fushën e tyre të përgjegjësisë. Presidenti theksoi si të rëndësishëm bashkërendimin, përpjekjet dhe sigurimin e gjithpërfshirjes institucionale, përdorimit efikas të burimeve kombëtare dhe kërkimit të kontributit të çdo qytetari në funksion të sigurisë kombëtare”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Begaj po ashtu kërkoi në takim që dokumentet strategjike nuk duhet të jenë thjesht dokumente formalë, duhet të jenë të mirëbuxhetuara dhe sigurojnë përdorimin në mënyrë të koordinuar dhe harmonizuar të instrumentave të fuqisë kombëtare në garantimin e sigurisë, nxisin zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, rrisin mirëqënien e qytetarëve, dhe sigurojnë mbrojtjen e vlerave dhe interesave kombëtar të Republikës së Shqipërisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit