BeH, konfirmohen dy raste me koronavirus në Banja Llukë

Mos i humb

Një burrë nga Banja Lluka e Bosnjë e Hercegovinës i cili ka qenë me punë në Itali dhe fëmija i tij kanë rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit, konfirmoi ministri i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale i Republikës Sërpska, Alen Seraniç (AA).

“Kemi rastin e parë të raportuar me koronavirus. Ky është një person i moshës së mesme, përndryshe një punëtor në Itali që u kthye në fund të muajit të kaluar. Ai qëndroi në Banja Llukë dhe i cili, sipas rekomandimeve, u paraqit në kontroll dhe më pas u dërgua në Qendrën Klinike të RS.

Në fillim të kësaj jave u morën mostra që u përpunuan dhe u konfirmua se bëhet fjalë për koronavirus. Aktualisht, pacienti është i izoluar në Qendrën Klinike të RS. Gjendja e tij është e mirë dhe nuk ka probleme”, tha Seraniç.

Ai theksoi se fëmija i infektuar është gjithashtu pozitiv ndaj koronavirusit.

“Janë zhvilluar kontakte me shkollën ku fëmija shkon dhe po mundohemi të kontaktojmë me të gjithë njerëzit me të cilët pacienti ka qenë në kontakt. Fëmija ndihet mirë ndërsa gruaja e pacientit nuk është pozitive ndaj koronavirusit”, shtoi ai.

Ministri Seraniç tha se ka mundësi të priten më shumë raste me koronavirus ndërsa është me rëndësi që qytetarët t’u përmbahen rekomandimeve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit