BeH për vendosjen e taksës: Është një precedent dhe nuk mund të tolerohet

Mos i humb

Ministri i Tregtisë së Bosnje Hercegovinës, Mirko Sharoviç, ka thënë se vendimi i Kosovës për të vendosur taksë prej 10 për qind për të gjitha produktet e importuara nga Bosnja është një precedent dhe nuk mund të tolerohet.

“Ne nuk i kemi të gjitha detajet e këtij vendimi të Qeverisë në Prishtinë. Ne si ministri kemi pranuar një vendim të shkruar, që është marrëveshja rajonale e CEFTA-s”, ka thënë ministri boshnjak për mediat atje.

“Kosova e izolon veten nga ky komunitet. Ne do të kërkojmë reagim urgjent të sekretariatit të CEFTA-s dhe trupave tjerë kompetent”, ka thënë Sharoviq, duke shtuar se Bosnja do ta shqyrtoj pjesëmarrjen në takimin e radhës të CEFTA-s, raporton ktv. Kundër këtij vendimi është shprehur edhe Bashkimi Europian. Zëdhënësja Maja Kocijançiq ka thënë se ky vendim është në kundërshtim me Marrëveshjen e Stabilizim Asoocimit. Ndërsa, Serbia ka kërcënuar me ndërprerje të dialogut nëse nuk hiqet ky vendim i Qeverisë së Kosovës./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit