Kryesia vendos për seancë të jashtëzakonshme për dështimet e diplomacisë

Mos i humb

Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme lidhur me “dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës”.

Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që me 16 nëntor të mbahet seancë e jashtëzakonshme lidhur me “dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës”.

Kryetari i kuvendit Kadri Veseli tha se Kuvendi po i kthehet normalitetit dhe ka hapa pozitiv që opozita do të jetë pjesë e seancave të ardhshme.

“Kemi edhe një seancë të jashtëzakonshme. Do të jetë me datën 16 nëntor ashtu siç ka kërkuar opozita edhe pse me 18 nëntor është asambleja në Interpol. Në bazë të rregullores 40 deputet e kanë kërkuar këtë”, tha Veseli.

Më tutje Veseli theksoi se opozita duhet ta lë anash bojkotin e të mërret me liberalizimin e vizave për qytetarët tanë dhe se askush nuk ka të drejtë të na privoj nga kjo e drejtë.

“Kuvendi po i kthehet normalitetit ka një komunikim shumë pozitiv pozite dhe opozitë. Do të kemi sot seance që do të jetë vazhdim i pikave të mbetura, presim reflektimin e opozitës ka shenjë të mira që ata të kthehen në seance”, ka thënë Veseli.Para nesh janë obligimet si liberalizimi i vizave, bashkësia evropiane duhet të reflektoj qe qytetarët të lëvizin lirshëm. Ne nuk do të heqim dorë që dinjitetshëm të lëvizin lirshëm. Askush nuk ka të drejt që askënd ta privoj nga një e drejtë”, u shpreh Veseli./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit