Behxhet Pacolli zbulon se pse po ndodh vonesa rreth lajmit për vizat

Mos i humb

Behgjet Pacolli ka treguar arsyet e vonesave rreth publikimit të Raportit për liberalizimin e vizave nga Komisioni Europian, i paraparë të ndodhte të enjten.

Në një prononcim për portalin Indeksonline, Ministri i Jashtëm tha se vonesat kanë ndodhur për shkak të festave, ndërsa u shpreh i bindur që përgjigjën pozitive Kosova do ta marrë këtë javë.

“Jam i bindur se këtë javë publikohet. Po, pati një vonesë të shkurtër për shkak të ditëve festive në fund të muajit. Raporti do të jetë pozitiv, tha Pacolli.

Raporti pozitiv nga Komisioni Europian mund të fuqizojë hapjen e rrugës së Kosovës drejt liberalizimit të vizave. Kosova vazhdon të jetë vendi i vetëm në Europë që qytetarët e saj s’mund të lëvizin pa viza në zonën Shengen./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit