Ministria e Kulturës ndan vërtetimat e parë të sponsorizimit

Mos i humb

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka organizuar ceremoninë e shpërndarjes së vërtetimeve të para të sponsorizimit në fushën e sportit, ku përfitues ishin sportistë të fushave të ndryshme.

Me këtë rast ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi, ndau tre vërtetimet e para të sponsorizimit, ku fitues ishin Mustaf Veseli nga klubi sankaku i xhudos, Emir Taranga  klubi i hendbollit Prishtina dhe Gazmend Hoxha nga klubi i volejbollit Luboteni.

Ministri Gashi u shpreh i kënaqur me zbatimin e ligjit dhe dhënien e tri vërtetimeve, ndër të tjera Gashi premtoi që puna e tij në këtë drejtim nuk do të ndalet me kaq si dhe i bërë thirrje të gjitha kompanive  të tjera t’i bashkëngjiten kësaj iniciative drejt zhvillimit të mëtutjeshëm të sportit kosovarë.

“Sot po ndajmë tre vërtetimet e para të sponzorizimit të sportit qe është në bazë të rregullores.Ka qenë përkushtimi yni si ministri ta vëmë në zbatim ligjin për sponzorizim. Kemi themeluar edhe komisionin për vërtetimin e sponsorizimit. Sot është një ditë e madhe e sportit dhe kulturës tonë që përpos financimit nga ana e qeverisë do ta kemi edhe sponzorizimin. Sot sportistët tanë do të  kenë një mundësi tjetër për zhvillimin e klubit të tyre. Ne nuk do të ndalemi me kaq, ka pas edhe kompani të interesuara sot është një ditë shprese për rininë dhe kulturën, besoj që tash jemi bashk qeveria biznesi të gjithë të interesuarit ta zhvillojnë rininë dhe sportin e vendit”, ka thënë Gashi.

Ndërkaq,  Gazmend Hoxha nga klubi i volejbollit Luboteni, u shprehë falënderues për përkushtimin e ministrit Gashi drejt zbatimit të këtij ligji si dhe i bëri thirrje të gjitha kompanive të tjera për mbështetje.

“Dua të falënderoj ministrin Gashi që me përkushtim i’u është çasur implementimit për rininë dhe sportin, komisioni e ka bërë një punë të mirë sipas rregullores së sponzorizimeve. Për mua është një knaqësi e veçantë. Unë shpresoj që në klubet tona sportive ta kemi një kryesi serioze dhe pastaj rezultatet do të dalin ngadal. Tani është hap dera për sponzorizim dhe ftoj të gjithë kompanitë që të na mbështesin”, u shpreh Hoxha./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit