Bekteshi: Ndihmë financiare vetëm për familjet me të ardhura të ulëta

Mos i humb

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi ka konfirmuar në konferencën e sotme për media në Qeveri se masa e ndihmës financiare për amvisërit në periudhën e inflacionit dhe krizës energjetike do të jetë vetëm për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve.

“Sa i përket mbështetjes direkte financiare për amvisëritë, Ministria e Financave në bashkëpunim me Zyrën e zv. kryeministrit për Çështje Ekonomike dhe Ministrinë e Ekonomisë janë duke punuar në hartimin e masave të tilla.

Ato masa duhet të synohen, të shkojnë atje ku ka nevojë, për ata qytetarë, për ato familje që janë realisht në nevojë dhe kanë të ardhura të ulëta në familjet e tyre dhe jo të shpërndahen tek të gjithë konsumatorët sepse disa kanë të ardhura më të larta dhe mund të paguajnë faturat dhe rritjen e shpenzimeve të energjisë elektrike dhe ngrohjes”, tha Bekteshi.

Ministri shtoi se në këtë drejtim është edhe vendosja e bllok-tarifave për pagesën e faturave të energjisë elektrike, e cila ka hyrë në fuqi më 1 korrik.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit