Belgjikë, grevë dhe protesta e të punësuarve në sektorin publik

Mos i humb

Të punësuarit e sektorit publik në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, kanë hyrë në grevë duke kërkuar rritjen e pagës.

Sindikata të ndryshme të cilat përfaqësojnë nëpunësit publik në Bruksel paralajmëruan se me grevën një ditëshe kërkojnë përmirësimin e kushteve të punës, pagave dhe pensionit.

Për shkak të grevës ka ardhur deri tek çrregullimi në punën e spitaleve shtetërore në rrethinën e Brukselit dhe shërbimet e ndryshme komunale.

Punonjësit, të cilët hynë në grevë, organizuan edhe protestë para ndërtesës së Qeverisë së Brukselit.

Përskaj shiut, në protestat u mblodhën rreth 1.500 persona, të cilët kritikuan politikat qeveritare të kursimit dhe kërkuan rritje të pagave prej 10 për qind.

Ata brohorisnin edhe slogane “Mjaft më”, “Rriten çmimet e gjithëçkaje, përveç pagës”.

Protestat kaluan në masa të larta sigurie ndërsa përfudnuan me një marsh para ndërtesës së Parlamentit Evropian.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit