Belgjikë, rikthehet mundësia e gjykimit të pjesëtarëve të PKK-së për terrorizëm

Mos i humb

Gjykata Supreme e Belgjikës ka shfuqizuar një vendim të mëparshëm të një gjykate më të ulët me të cilin ishte paraparë që pjesëtarët e PKK-së të mos të gjykohen për terrorizëm.

Gjykata Supreme ka pranuar ankesën e prokurorisë Federale të atij shteti lidhur me një vendim të mëhershëm të një gjykate të shkallës më të ulët.

Me këtë vendim, sërish është hapur mundësia që pjesëtarëve të caktuar të organizatës terroriste PKK në Evropë, përfshirë Remzi Kartalin dhe Zubey Aydarin të gjykohen në përputhje me ligjet e luftës kundër terrorizmit.

Prokuroria ka vepruar lidhur me ankesën e parashtruar në nëntor të vitit të kaluar, në të cilën theksoi se aktivitetet e organizatës PKK janë të natyrës terroriste dhe si të tilla, ato nuk mund të trajtohen si luftë e armatosur, por vetëm si terrorizëm.

Hetimi i prokurorisë kundër terroristëve të PKK-së në Belgjikë dhe Evropë kishte filluar që në vitin 2010, ndërsa në vitin 2015 gjykatës i dorëzoi aktakuzën kundër pjesëtarëve të grupit i cili akuzohet për veprimtari terroriste të rekrutimit të të rinjve, rrëmbim, trajnim dhe dërgimin në beteja të huaja.

Në nëntor të vitit të kaluar, njësiti i hetuesisë në Bruksel solli vendim që akuzat nuk bëjnë pjesë në kuadër të veprimtarisë terroriste duke e përcjellë lëndën në gjykatën Penale. Prokurori Federal parashtroi një ankesë në vendimin në fjalë, i cili si i tillë ngjalli reagime të shumta edhe në Turqi./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit