Belgjikë, shkon në rreth 43 mijë numri i rasteve me COVID-19

Mos i humb

Me 908 raste të reja në 24 orët e fundit arrin në 42.797 numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Belgjikë

Në një deklaratë nga Qendra e Krizës në Belgjikë thuhet se me 908 raste të reja në 24 orët e fundit numri i rasteve me COVID-19 në vend është rritur në 42.797 ndërsa me 230 vdekjet e reja numri i personave që kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 6.490.

Ndërkohë bëhet e ditur se në 24 orët e fundit 211 persona janë shtruar në spital ndërsa 367 persona janë shëruar.

Numri i personave në kujdes intensiv është zvogëluar me 27 persona duke rënë në 993.

Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i vdekjeve është rritur në 6.490, ku 45 për qind e tyre janë shënuar në spitale, ndërsa 53 për qind në shtëpitë e të moshuarve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit