Bën thirrje për lirinë e Palestinës, largohet nga puna komentatori i CNN

Mos i humb

CNN ka lareguar nga puna bashkëpunëtorin e tyre Marc Lamont Hill, pasi ky i fundit mbajti një fjalim lidhur me Izraelin dhe Palestinën në Kombet e Bashkuara.

Një zëdhënës i CNN konfirmoi se Hill nuk është më në kontratë me Hill.

Hill, një profesor i studimeve mediatike në Universitetin e Tempullit në Jerusalem, ka qenë një komentator i vazhdueshëm politik në CNN, dhe ai iu bëri thirrje vendeve të bojkotojnë Izraelin në shenjë të Ditës Ndërkombëtare të Solidaritetit të OKB-së me popullin palestinez.

“Ne kemi mundësi jo vetëm që të ofrojmë solidaritet, por edhe të angazhohemi në veprime politike, veprime me bazë, veprime lokale dhe veprime ndërkombëtare që do të na japin atë që kërkon drejtësia dhe kjo është një Palestinë e lirë nga lumi në det”. Hill tha në fjalimin.

“Unë e mbështes lirinë palestineze dhe e mbështes vetëvendosjen palestineze”, shtoi Hill, duke shtuar: “Unë nuk e mbështes antisemitizmin, vrasjen e popullit hebre, as ndonjë gjë tjetër që i atribuohet fjalimit tim duke e shtrembëruar atë”. /MESAZHI/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit