Benet Beci mban premtimin për rrugën Vau Dejës-Koman: Afati për ndertimin 18 muaj, në garë 5 kompani

Mos i humb

Kandidati i PS për qarkun e Shkodrës, Benet Beci ndau sot me ndjekësit në rrjete sociale, lajmin për çeljen e ofertave për ndërtimin e rrugës Vau i Dejës – Koman.

“Pesë kompani kanë ofertuar. Menjëherë ka filluar faza e vlerësimit të ofertave dhe shumë shpejt do të lidhet kontrata dhe fillimi i punimeve në rrugë. Afati për ndërtimin e kësaj rruge 30 km të gjatë është 18 muaj!” shkruan Beci.

Postimi i plotë:
Sot, më datë 12 prill, janë hapur ofertat e kompanive për ndërtimin e rrugës Vau Dejës Koman. Pesë kompani kanë ofertuar dhe menjëherë ka nisur faza e vlerësimit të ofertave dhe shumë shpejt do të lidhet kontrata për fillimin e punimeve të kësaj rruge. Afati për ndërtimin e kësaj rruge 30 7 km të gjatë është 18 muaj.

Theksojmë se ky është investimi i parë i kësaj natyre që do të realizohet nga KESH. Përmirësimi i shtresave, nënshtresave, kthesave dhe urave ekzistuese, si dhe përshtatja e punimeve me natyrën e zonës do të bëjnë që ky projekt të mos vlejë vetëm për nevojat e Korporatës e banorët, por edhe të ndikojë drejtpërsëdrejti në zhvillimin turistik të zonës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit