“Bëri 2 orë propagandë me fatkeqesinë”, Basha: Rama prodhon vetëm dështime, ta largojmë!

Mos i humb

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama pas deklaratave që bëri ky i fundit gjatë një konference për mediat në lidhje me situatën e shkaktuar nga përmbytjet.

Basha theksoi se Rama për 2 orë bëri propagandë dhe mashtroi, ndërsa nuk merr përgjegjësinë për këtë situatë. Mes të tjerash lideri demokrat ka akuzuar Ramën se nuk po iu ofron ndihmë banorëve të prekur nga përmbytjet, që janë mes ujit dhe pa ushqim.

“Gjatë ditëve të kaluara kam qenë me disa prej jush në zonat e përmbytura, kemi parë dëmet e mëdha dhe vështirësitë që po kalojnë njerëzit. Edhe sot që flasim mijëra banorë dhe shtëpitë e tyre janë në ujë. Janë me mungese të ujit të pijshëm, pa ushqime apo vuajnë për aksesin për të dalë nga shtëpia, s’kanë as medikamente.

S’po flas vetëm për zonën e ultësirat. Kryetarja e bashkisë së Shkodrës, ndonëse në rreth politik, jemi përpjekur që të bëjmë gjithçka. Kjo është e vetmja qeveri në botë që fatkeqësinë e sheh për propagandë. Ulen dy orë dhe njeriu që ka 8 vite kryeministër, 8 vjet përgjegjës, na tregon historikun e reshjeve në 20 vitet e fundit.

E di gjithë Shkodra, që ka vite që s’bie shi dhe uji erdhi nga kaskada. Njerëzit janë të përmbytur dhe ku vazhdon që t’ju vërë fajin të tjerëve, 8 vite propagandë. Kush ka qenë kryeministër në këto 8 vite? Kush i ka pasur në dorë miliarda euro për të zgjidhur këto probleme.

Ata njerëz përveç pandemisë dhe përmbytjeve, iu është shtuar një ditë e acartë dhe del sot pa pikë turpi sikur ka ardhur dje kryeministër. Kush e ka përgjegjësinë? Çfarë po bën për t’ju ardhur në ndihmë? Ky që ka përgjegjësin ëme ligj, ulet 2 orë dhe bën propagandë me fatkeqësinë. 8 vite dështim dhe propagandë.”, tha Basha.

Mes te tjerash Basha tha se eshte koha qe Ramen ta largojne shqiptaret, pasi prodhon deshtime.

“Nuk ka shqiptarë që s’e kupton se ky neri është problemi i vendit. Ka një zgjidhje të bëhemi bashkë e ta largojmë. Kush është njeriu që 8 vite ka qenë kryeministër, që ka patur të gjitha pushtetet, është në fund të mandatiti njerëzit janë deri në brez në ujë. Viti i dytë që i gjen njerëzit në cadra. Ka ardhur koha ta largojmë të kemi një qeveri të përgjegjshmë. Probleme ka e do ketë, detyra e qeverisë është të bëjë gjithçka të ndihmojë njerëzit. E në këtë detyrë, Edi Rama ka dështuar dhe e sotmja ishte një vulë e turpit në ikje që përmbytjet po i kthen në shfajësim për veten e propagandë.”, tha ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit