Bëri “kërdinë” me vjedhje, kapet “skifteri” në Vlorë

Mos i humb

Një hajdut serial është arrestuar ditën e sotme në Vlorë. Policia ka zbardhur dhe ka dokumentuar 11 vjedhje banesash, të kryera prej tij në qytetin bregdetar.

Në kudër të operacionit të koduar “Brava” u arrestua në flagrancë Ergentin Druga 32 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”. Nga hetimet e kryera dhe provat e siguruara ka rezultuar se 32 vjeçari është autori i dyshuar i 11 vjedhjeve banesash të ndodhura më parë, konkretisht:

  • Më datë 29.10.2021, ka vjedhur në banesën e shtetasit T. M.
  • Më datë 28.10.2021, ka vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetases Y. H.
  • Më datë 26.10.2021, ka vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit K. Z.
  • Më datë 21.10.2021, ka vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit M. P.
  • Më datë 22.10.2021, ka vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë në banesën e shtetases V. B.
  • Më datë 01.09.2021, ka vjedhur në banesën e shtetasit H. C.
  • Më datë 15.08.2021, ka vjedhur në banesën e shtetases M. M.
  • Më datë 03.08.2021, ka vjedhur në banesën e shtetases L. Y.
  • Më datë 05.06.2021, ka vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë në banesën e shtetasit Ç. T.
  • Më datë 04.06.2021, ka vjedhur disa sende me vlerë në banesën e shtetases B. A.
  • Më datë 31.05.2021, ka vjedhur disa elektroshtëpiake në banesën e shtetases S. A.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa prej sendeve të vjedhura dhe mjetet të cilat autori i përdorte për realizimin e vjedhjeve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit