Berisha: 2 vitet e fundit, një nga periudhat më të vështira të PD

Mos i humb

Kryetari i grupimit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, Sali Berisha  zhvilloi sot një takim me strukturat e Tiranës.

Berisha u shpreh se, “PD dhe opozita hynë në një fazë të re. Të themi të vërtetën në një betejë të re, e cila imponohet nga kushtet dhe rrethana që nuk kanë ekzistuar ndonjëherë për opozitën shqiptare në 30 vite.

“Opozita, PD-ja kaloi në këto 2 vitet e fundit një nga periudhat më të vështira të ekzistencës së saj dhe të një force politike, ndonëse ajo mbart në vete sot të gjitha transformimet e mëdha të Shqipërisë në dekada”, u shpreh ai.

“Ajo dhe mbështetësit e saj përballen me një represion të gjithëanshëm të të drejtave të tyre ligjore, kushtetuese, me një agresion të vërtetë nga qeveria, që synon dhe ka synuar mos asgjësimin e saj tërësisht, ka synuar shndërrimin e saj në një force politike të pavlerë, apo në një fasadë të saj. Asgjë nga këto që them unë, nuk është se ju nuk i dini dhe qytetarët nuk i dinë. Por ka një moment që në gjuhën e thjeshtë të popullit thuhet, kupa po derdhet”, theksoi Berisha.

“Pas mbijetesës tonë, nuk po bëj historikun e këtyre dy viteve, pas dhunimit masiv të zgjedhjeve, Edi Rama me një seri vendimesh defakto politikisht bën të paqenë opozitën në parlament. Pra, ne si përfaqësues të themi të atyre 600 mijë qytetarëve që me 14 maj, nuk po flas për 21 prillin, nuk votuan për qeverinë, por kundra saj, ne defakto në parlament shkojmë sot si kurrë në historinë e parlamentit, faktikisht në rrafshin politik të paqenë”, tha Berisha.

Berisha u shpreh se, çdo kërkesë nga deputetët e PD për transparencë nga ministrat, merr një refuzim.

“Sot opozita e vërtetë hyn në parlament pasi asaj nuk i lejohet më asnjë Komision Hetimor Parlamentar, e drejtë kjo Kushtetuese e opozitës. Pas komisionit parlamentar të djegëseve, ne kemi dërguar deri tani edhe 4 kërkesa për komisione hetimor parlamentare. Që të gjitha më mënyrën më antikushtetuese janë bllokuar në parlament dhe hedhur poshtë si kërkesa”, tha Berisha.

“Qëndrimet ndaj opozitës në parlament kanë arritur në atë shkallë sa çdo kërkesë për transparencë e deputetëve tanë ndaj ministrave, që është gjëja më normale për tu paraqitur në komisione dhe dhënë llogari, për çka ndodh, që të gjitha marrin një refuzim banditesk dhe dërgohen përfaqësues që nuk kanë asnjë tagër. Sepse nëse thirret ministrit, rregullorja e parlamentit dhe Kushtetuta parashikon ministrin, nuk parashikon as zv/ministrin as drejtorin, por kjo nuk ndodh më.  Deputetët tanë nuk përfillen, por përkundrazi shpërfillen ndaj çdo gjëje”, theksoi Berisha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit