Berisha: Diplomatë të korruptuar u vërsulën për të shkatërruar PD-në

Mos i humb

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i pranishëm në ceremoninë e 32- vjetorit të themelimit të PD në Durrës, u ndal në fjalën e tij në zhvillimet e viteve të ndryshimeve demokratike në vend duke u shprehur se revolucioni i asaj kohe u zhvillua në kushtet e asnjë lloj mbështetje ndërkombëtare.

“Ky revolucioni ishte i fundit në revolucionet e vendeve komuniste, por përsëri u zhvillua në kushtet e asnjë lloj mbështetje ndërkombëtare. Në dhjetor të vitit 1990, ambasadat ishin të mbyllura se po meremetoheshin. Ishte vetëm një ambasador, ai i Hungarisë”, tha Berisha.

Ai e solli këtë shembull për të vënë në dukje se revolucioni demookratik u zhvillua kundër një sistemi monist, në kushtet e të cilit, sipas tij, jemi edhe sot.

“Sot Durrësi dhe Shqipëria janë 32 vite larg nga ajo periudhë, por përsëri jemi në një monizëm absolutisht më të fuqishëm se i vitit 1991. Sot jemi në një monizëm, i cili ushtron mbi qytetarët shqiptarë të gjitha llojet e dhunës, përfshi edhe dhunën e teknologjive më moderne”, u shpreh Berisha.

AI u ndal edhe në situatën aktuale në PD duke thënë se ka përpjekje për të asgjësuar PD-në, por sipas tij,  beteja me idealet është një betejë donkishoteske.

“Ne jemi e para parti kundër të cilës korrupsioni ndërkombëtar përdoret për ta shtypur atë. Diplomatë të korruptuar, u vërsulën për të shkatërruar PD-në. Ja ku jemi, më krenarë se kurrë”, tha Berisha.

Kryetari i PD-së po ashtu theksoi se PD ndodhet në një revolucion të dytë duke bërë thirrje që të punohet për fitoren e kandidatit në zgjedhjet lokale, Igli Cara.

“Jemi në një revolucion të dytë. Kemi lirinë dhe idealet tona. Sot e vetmja shpresë jemi ne dhe kjo është gjëja e jashtëzakonshme. Kjo na mbush me frymëzim, na mbush me energji, na shumëfishon forcën për të justifikuar këtë besim të jashtëzakonshëm”, tha Berisha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit