Berisha: Do të shkoj në SPAK sa herë të më thërrasin

Mos i humb

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i pyetur sot nga gazetarët nëse do të shkojë në SPAK për të dëshmuar lidhur me privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”, tha se nuk ka marrë ende fletëthirrje, por nëse do të marrë, do të shkojë.

Këtë kërkesë të SPAK ai e quan një përpjekje mjerane të kryeministrit Edi Rama për të mbuluar vjedhjet.

“Nuk më ka dërguar asnjë fletëthirrje, por i përgjigjem çdo fletëthirrje.

Ju do jeni aty të gjithë të bëjmë një konferencë shtypi të shkëlqyer.

Përpjekje mjerane e Ramës për të mbuluar vjedhjet, por unë do shkoj gjithmonë sa herë të thërritem.

Edhe kur falsiteti noton në detin e falsitetit unë nuk hezitoj kurrë të përgjigjem.

Ta keni të qartë!”, tha Berisha.

“Edi Rama përpiqet të mbulojë aferat e tij me çështje të tilla. Nuk do t’i them kurrë jo një kërkese të institucioneve të drejtësisë për të dhënë shpjegime”, deklaroi Berisha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit