Berisha: Gjinushi matrapaz, në krye të Akademisë së Shkencave në dhunim të Kushtetutës

Mos i humb

Kreu i PD-së Sali Berisha ka sulmuar sot kreun e Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi, duke e cilësuar regres për institucionin të qenit ai në krye.

Berisha tha se Skënder Gjinushi i shiti partinë Tom Doshit për t’u bërë kryetar i Akademisë së Shkencave në dhunim të Kushtetutës.

“Sot Akademia kremton 50-vjetorin në një regres të madh.

Në qoftë se në krye më parë kishte një historian, të nderuar dhe serioz siç ishte Aleks Buda, sot ka një matrapaz, një ish-ministër të diktaturës i cili uzurpoi postin e kryetarit të Akademisë duke i shitur partinë e tij Tom Doshit. Nuk ka histori më të turpshme se kjo.

Skënder Gjinushi ish-kryetar i PSD-së i shiti partinë Edi Ramës për Tom Doshin, në shkëmbim të kryetarit të Akademisë. Histori më të turpshme në historinë e botës akademike nuk mund të ketë se kjo.

Ai qëndron në atë post në dhunim flagrant të Kushtetutës së vendit, e cila përcakton se kryetari i Akademisë emërohet nga Presidenti i Republikës.

Po për pazarexhinjtë Rama-Gjinushi, kushtetuta nuk vlen një lekë. Rëndësi ka që t’i blinte Partinë me Akademinë.

Nuk ka ditë më të zezë se kjo e sotmja, kur ai institucion kremton 50-vjetorin në një gjendje të turpshme, të turpshme me kryetarin e saj”, tha Berisha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit