Një ditë pas protestës në Tiranë, ish-kryeministri Sali Berisha ka falënderuar mbështetësit e PD.
“Mbrëmë dhanë leksionin më të mirë se çfarë është opozita.
Ata mbrëmë ishin ndërgjegjja e kombit, e njeriut të civilizuar, që kudo në botë ngrihen kundër regjimeve.
Dje ngjanin me feniksin, ishin prijësi, Zoti i kryeqytetit dhe Shqipërisë”, tha Berisha.
Ai tha më tej se ky ishte vetëm fillimi i aksionit, ndërsa i bëri një thirrje Edi Ramës.
“Duam qeveri teknike, kemi ngujime para, greva, bllokime permanente rrugësh, 77 mënyra për për të asfiksuar narko-shtetin, do të shkërmoqin nako-shtetin.
Nëse mendon se mosbindja nisi në Tiranë dhe do ketë vetë aty, mendohu mirë.
Së shpejti në Shkodër, Krujë, Lezhë e kështu me radhë”, tha Berisha.
Berisha: Një falënderim për të gjithë ata që iu përgjigjën vjedhjes, amnistisë së mercenarëve të SKAP-it me mosbindje civile.
Nga mbrëmë shqiptarët u treguan guximtarë.
E djeshmja ishte vetëm aksioni i parë i mosbindjes civile.
Mesazh Ramës: Me vetëm një javë aksion nga opozita ke humbur Parlamentit. Institucionet e krimit u dogjën nga flaka e revoltës. Reago sa je në kohë. Nuk duam pushtet në tavolinë, por qeveri teknike.