Berisha kërkon të shkojë në Kuvend/ Seanca në Apel, vendimi në orën 15:30

Mos i humb

Sot, mbahet seanca e radhës në Apelin e Posaçëm për shqyrtimin e kërkesës së ish-kryeministrit Sali Berisha për të marrë pjesë në seancat plenare.

Seanca, ku të pranishëm ishin avokatët e ish-kryeministrit, përfundoi rreth orës 11:00, ndërkohë që në orën 15:30 pritet të jepet vendimi.

I pyetur nëse Berisha rrezikon mandatin e deputetit, duke mos u paraqitur në Kuvend, avokati Genc Gjokutaj drejtoi gishtin te kryeministri Edi Rama. “Ky është skenari i kryeministrit”, tha Gjokutaj.

“Kjo është strategjia e Ramës dhe e kanë stisur këtë çështje. Këta deri më sot ia kanë arritur që me anë të kësaj gjykate të kapur të realizojnë këtë skenar, ne do ti kundërvihemi me mjetet ligjore. E kemi thënë. Vendimi i gjykatës do të zbardhet në 15:30”.

Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie që nga data 30 dhjetor, nën akuzë për korrupsion pasiv në bashkëpunim për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, kërkon të marrë pjesë si deputet në seancat plenare në Kuvend

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit