Berisha: Kjo është ndarja përfundimtare me “Alibashën”

Mos i humb

Kryetari i grupit të Rithemelimit në Partinë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot se “PD ndahet përfundimisht nga disa pengje të shpërfytyruara, të marra peng nga Edi Rama për aktivitetet e tyre kriminale ose të familjarëve të tyre të ngushtë”.

Në një konferencë për shtyp, Berisha tha se “PD vazhdon si lokomotivë e idealeve dhe aspiratave më të mira të shqiptarëve”.

“Alibasha, i lidhur në krim me Edi Ramën, siç e kam denoncuar, bashkë me Lul Bravën, po zbatojnë rigorozisht urdhrat e tyre. Nëse më pyet nëse humbet gjë PD, ju garantoj se vetëm fiton”, u shpreh Berisha.

Sipas tij, “PD del nga kjo betejë shumë më dinjitoze”.

“Largohen prej asaj ata që nuk duhej të ishin kurrë në këtë parti, për implikimet e tyre. Kjo është ndarja përfundimtare dhe e bën PD-në shumë më të besueshme. Ata që mund të kenë pasur dyshimin më të vogël te fjalët që kam thënë për ta, tani del si drita e diellit se janë të vërteta”, tha ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit