Berisha: Koalicioni i mazhorancës i ndikuar nga Lista Serbe

Mos i humb

Deputeti i NISMA-s Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka thënë se dështimi i mundshëm i seancës së thirrur nga pozita, mund të vë në pikëpyetje funksionimin e Qeverisë Haradinaj.

“Është shtyrë për orën katër dhe tash është konsumuar çdo gjë sa i përket përgatitjes së seancës së jashtëzakonshme. Brenda mazhorancës ka paqartësi dhe mendoj që kjo seancë ka një rëndësi të madhe për shkak të ekipit që luan rolin e rëndësishëm për të ardhmen e vendit. “Mazhoranaca e ka të qartë që dështimi i kësaj seance i vë në pikëpyetje shumë gjëra sa i përket institucioneve dhe sa i përket qeverisë”.

Berisha ka thënë se vazhdimin e seancës po e pengojnë deputetët e Listës Serbe.

“Brenda koalicionit të mazhorancës ka hezitime dhe implikime nga jashtë Kosovës, bëhet fjalë për Listën Srpska. Ajo që unë e di është që kjo seancë duhet të mbahet sepse po futemi në fazën përfundimtare të forcimit të shtetësisë së Kosovës dhe nuk mund të jemi spektatorë nga jashtë”,  tha Berisha, shkruan gzeta express. Berisha e ka ftuar opozitën që të bëhen bashkë dhe për Kosovën t’i lënë anash inatet./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit