Berisha: Kushti për paqen dhe stabilitetin në Shqipëri është…

Mos i humb

Në një dalje për mediat, Berisha tha se Ahmetaj ka ikur për azil jashtë vendit, me urdhër të Ramës.

Ish kryeministri Berisha tha sot se nuk është thirrur në SPAK javën e fundit, duke shtuar se është i gatshëm të pyetet për çdo vendim që ka marrë në 32 vjet në politikë.

Në një deklaratë për mediat ku akuzoi SPAK-un se se mundësoi arratisjen e Arben Ahmetajt, Berisha tha se “Nuk jam thirrur asnjëherë. Jam i gatshëm të përgjigjem për çdo vendim nga 1990 gjer sot që jam në politikë. sa herë që jam thirrur nuk ka qenë SKAP por kanë qenë prokurori të tjera. Nuk u mohoj të drejtën e hetimit, por bëjnë politikë dhe ushqejnë gazetarët. Aty ka kriminelë me damkë publike”.

Sipas tij “PD do të fillojë betejën kundër kësaj organizate kriminale. Vetëm ndëshkimi i balozëve të saj do të jetë kushti për paqen dhe stabilitetin në Shqipëri”.

“Arratiset Arben Ahmetaj, zëvendëskryeministri i organizatës kriminale qeveritare të Edi Ramës.

Për herë të parë në historinë e vendit, super-ministri apo zëvendëskryeministri, de facto organizatës kriminale të drejtuar nga Rama, arratiset. Sipas dokumenteve zyrtare, Arben Ahmetaj u arratis disa orë përpara se prokuroria e partisë do të kërkonte në parlament lejen për arrestimin e tij. Mesa duket prokuroria, ose kontrollorët e saj, njoftuan Ahmetajn para se të njoftonin parlamentin për vendimin e arrestimit të tij. Shtoj këtu se për të mos e emocionuar gjatë arratisë, kërkesa e Prokurorisë Speciale ishte fshehur për tre ditë nga parlamenti i vendit. Dje Arben Ahmetaj tregoi se cila është shkalla e ulët morale, standardi më i ulët i anëtarëve të organizatës kriminale të Edi Ramës, zëvendësit, ministrave të tij, të cilët pasi pasurojnë veten dhe rrethin e tyre duke vjedhur paratë e taksave dhe pasuritë publike, sapo të thirren për të dhënë shpjegime, arratisen pa u hyrë ferra në këmbë. Arratisja e Arben Ahmetajt dëshmon se për anëtarët e organizatës kriminale të Edi Ramës, përgjegjësia zëvendësohet me vjedhjen, dhe në fund të karrierës pasi kanë mbushur valixhet me paratë e vjedhura, arratisen apo dërgohen në azil për të tretur dhe gëzuar paratë e tyre. Arratisja e Ahmetajt apo dërgimi i tij në azil nga Edi Rama shënon kulmin e degradimit të organizatës kriminale, por edhe të poshtërimit të shoqërisë shqiptare. Investigimet e medieve dhe gazetarëve kanë provuar se në mega-aferën e djegësave, qeveria me në krye Edi Ramën, ka vepruar si një organizatë e mirëfilltë kriminale.
Kjo faktohet katërcipërisht nga:
-Qeveria ka vepruar si organizatë kriminale pasi anëtarët e saj me vetëdije të plotë, për t’i hapur rrugën mega-aferën të djegësave kanë shkelmuar strategjinë e trajtimit të mbetjeve, financuar me miliona euro nga BE.
-Qeveria ka vepruar si një organizatë kriminale sepse me vendime zyrtare në kundërshtim me ligjet e vendit dhe MAS me BE, kanë përjashtuar garën e hapur në prokurimn publik të dy prej djegësave dhe dhënien me koncesion të të tretit, në një aferë që arrin shifrat e 720 milionë eurove.”, tha Berisha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit