Rama takim me Erdogan në Vilnius: Në fokus, situata në veriun e Kosovës

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në Vilnius të Lituanisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama informoi se takimi bilateral u fokusua te situata në rajon, veçanërisht në veriun e Kosovës.

Prej ditës së djeshme, kryeministri Rama ndodhet në Vilnius të Lituanisë, ku po zhvillon punimet Samiti i NATO-s.

Krahas pjesëmarrjes në panelet e këtij samiti, kryeministri ka zhvilluar takime edhe me liderë të vendeve anëtare të NATO-s.

“Vilnius, Lituani – Me Presidentin Erdoğan, në takimin bilateral për situatën në rajonin tonë dhe veçanërisht në Veriun e Kosovës”- shkruan Rama

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit