Berisha: Ligji për profesionet e lira, krijon kushte për shpopullim

Mos i humb

Kryetari i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, Sali Berisha foli sot në Kuvend në lidhje me ligjin për profesionet e lira.

Në fjalën e tij, Berisha tha se është një ligj ndëshkues për profesionet e lira dhe që krijon kushte të kalkulueshme për shpopullimin e Shqipërisë.

“Krijimi i kushteve të kalkulueshme vlerësohet nga OKB si akt gjenocidal. Keni përzënë në 8 vite 35 përqind të shqiptarëve, por ju nuk jeni të ngopur. I jepni goditje fatale edhe shtresës së mesme, ekzistenca e të cilës është jetike për Shqipërinë.

Qytetarët shqiptarë kanë nevojë jetike për stomatologun, kontabilistin, avokatin, pra për të gjithë ata që quhen profesione të lira. Ju me një të rënë të lapsit, doni t’i përzini ata nga Shqipëria.

Unë dënoj miratimin e këtij ligji si një ligj që krijon kushte të kalkulueshme për largimin e ekspertëve nga Shqipëria dhe shkatërrimin e shtresës së mesme, shtresë që nuk u përshtatet, nuk ndjek politikat tuaja, përkundrazi ajo i denoncon çdo ditë ato”, -tha Berisha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit