Berisha në Gramsh: Rama, asnjë investim për rrugë në fshatra

Mos i humb

Kryetarit i Komisionit të Rithemelimit Sali Berisha mori pjesë sot në prezantimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Gramsh, Hasim Çekrezi.

Në fjalën e tij, Berisha tha se paraqes sot para jush, kandidatin e votës tuaj të lirë.

“Hasim Çekrezi është një njeri që përfaqëson vlerat më të arrira tuaja dhe mbarë qytetarëve të Gramshit. Unë vij sot, me krenari të veçantë sepse paraqes para jush, njeriun që ju keni zgjedhur, kandidatin e votës tuaj të lirë”,-tha Berisha.

Po ashtu, Berisha tha se Rama shkatërroi bujqësinë dhe nuk bëri asnjë investim për rrugë në fshatra.

“Ne shkojmë drejt zgjedhjeve vendore dhe ju garantoj se Hasimi, do të bëjë gjithçka të përdorë me eficiencën më të madhe fondet dhe paratë tuaja. Kudo ne e kemi vend të bekuar, por nuk ka bekim më të madh nga Zoti dhe natyra sesa të kesh ujërat që ka Gramshi.

Por sa përfiton Gramshi nga këto pasur. Çfarë përfitoi Gramshi nga ndërtimi i hidrocentralit. Pas përfundimit të punimeve, asnjë qindarkë sepse e zhduku rentën. Hoqi rentën për të ngrohur xhepin vetes dhe oligarkëve të tij.

Mungesa e rrugëve, një fshat që nuk ka rrugë miqtë e mi, po të mos kishte edhe elektricitet mund ta çosh edhe 300 vite mbrapa. Edhe 300 vite më parë, edhe 500 vite më parë, rrugë ka patur, por kanë qenë rrugë qerresh”, tha ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit