Berisha: Në Primare komplikime serioze për përzgjedhjen e kandidatëve për Këshillat Bashkiakë

Mos i humb

Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi se ekziston një vështirësi për procedurën e përzgjedhjes së kandidaturave për Këshillat bashkiakë.

Ai tha se në procesin e Primareve do të ketë komplikime serioze për këtë çështje, ndërsa shtoi se juristët kanë debate të shëndetshme për këtë pjesë.

“Po punohet, por të jem i sinqertë që ekziston një vështirësi në procedurën e zgjedhjes së tyre. Zgjedhja e tyre besoj se duhet të bëhet përsëri me primare.

Natyrisht në këtë rast komplikimet janë më të mëdha.

Në primare do ketë komplikime serioze.

Po marrim Tiranën, ose një rreth tjetër.

Mund të ndodh që nga lista të dalë një këshilltar që ka marrë 1 mijë vota dhe në listë të listohet një këshilltar që ka marrë 100 vota vetëm për shkak të zonës, këtu nuk është problem i thjesht, por i shumanshëm.

Juristët kanë një debat të shëndetshëm për këtë procedurë.”, tha Berisha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit