Berisha: : Nuk synojnë asgjë tjetër veçse konsolidimin e krimit

Mos i humb

Ish-kryeministri Sali Berisha tha pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike se po bëhen gati riformatime të tjera të qeverisë.

“Po bëhen gati riformatime të tjera të qeverisë, të cilat synojnë asgjë tjetër veçse konsolidimin e krimit në këtë qeveri.

Futja e Taulant Ballës ishte dorëzimi i rendit te krimi.

Tani po synohet edhe futja e të tjerëve në mënyrë që krimi të saldohet.

Ju e shihni, ka një klimë të ndezur në publik për shkelmimin e të drejtave të opozitës në Parlament.

Koha e një lëvizje me mosbindje civile në të gjitha aspektet po vjen dhe jam i sigurt në suksesin dhe fitoren e saj”, theksoi ai.

Berisha u pyet edhe në lidhje me vendimin e Gjykatës së Strasburgut, duke dhënë këtë koment: “Nuk e kam lexuar dhe nuk kam asnjë koment.

Nuk ka pasur dhe nuk do të ketë kurrë pengesë hetimi nga Sali Berisha.

Dosjet janë aty, vlerësimet që ka bërë gjykata”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit