“Parlamenti është shndërruar nga kjo pseudo mazhorancë në një klub në të cilin merren vendime dhe miratohen ligje në kurrizin tuaj të fëmijëve dhe familjeve tuaja.

Kjo pseudomazhorancë e bazuar në drogë krim e vjedhje është pas pseudomazhorancës së Lukashenkos më e damkosura në Europë dhe në botë.

Sot kjo pseudonazhorancë pas dhunimit të votës së lirë , ka rrokullisur Shqipërinë katër shkallë nën Vietnamin socialist.

Republika socialiste e Vietnamit është një shtet, ku sanksionohet partia socialiste e Vietnamit si forcë udhëheqëse e vendit”, tha Berisha.