Berisha për emërimin e Ballës: Dorëzohet rendi në duart e bandave

Mos i humb

Kryetari i grupit të Rithemelimit në Partinë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot se “emërimi në krye të Ministrisë së Brendshme i Taulant Ballës e dorëzon në mënyrën përfundimtare rendin në duart e bandave të krimit të organizuar”.

Berisha u shpreh se emërimi i Ballës erdhi pas ngjarjes në Fushë-Krujë, ku Rama nuk dënoi me asnjë fjalë të vetme barbarinë e klanit mafioz të Rrajave.

“Ai urdhëroi me Twitter, shkarkimin e ministrit të familjes, Çuçi dhe emërimin në vend të tij të Taulant Ballës dhe dorëzimin e kumbarës së klanit Rraja, deputet shumë i vlerësuar nga Edi Rama”, tha Berisha.

Sipas tij, “Taulant Balla është politikani më i inkriminuar, më i akuzuar në 32 vite për lidhje konkrete, direkt të fuqishme me trafikun e drogës, vrasjet mafioze dhe krime të tjera”.

Berisha u shpreh se me emërimin e Ballës, për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar, emërohet ministër një person që ka aktualisht dy hetime penale të hapura, njëri kombëtar dhe tjetri ndërkombëtar.

“Balla është i akuzuar në parlament si pritës i 5 milionë eurove para të sjella në Shqipëri me veturat Toyota Yaris. Ai këtë akuzë të bërë nga Lulzim Basha e ka mbyllur në Shqipëri, por jo në Belgjikë ku hetohet bashkë me akuzuesin e tij. Balla është thirrur disa herë në SPAK për lidhjet e tij me Gentian Sharrën dhe ndërhyrjet e tij korruptive për dhënien e paligjshme të tenderave te kompania e bashkëshortes së Gentian Sharrës”, shtoi Berisha.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Në krye të rendit dhe sigurisë emërohet Balla, përfaqësues i drogës, krimit dhe vrasjeve në Shqipëri. Në grahmat e fundit të regjimit të tij, Edi Rama kreu i narkoshtetit në Europë emëro Taulant Ballën, njeriun më të lidhur si mishin me thoin me bandat e Elbasanit , Lushnjes , Librazhdit, Cerrikut Shkodrës e Fushë Krujës. Pas ngjarjes horror, kur Rrajat e partisë të lidhur me Ramën e Ballën bënë për spital Bilbin dhe Jashar Majën. Edi Rama reagoi si kreu i lëvizjes së narkoshtetit. Nuk dënoi në asnjë moment aktin e Rrajave, por urdhëroi me Tëitter shkarkimin e ministrit Çuçi. Kreu i meduzës së aferës së inceneratorëve është Edi Rama. Ligji mëshirë për frikacakun nuk ka. Asnjë diskutim nuk ka se Ministri i Financave në të gjithë këtë aferë nuk mund të lajë duart. Kjo aferë ka marrjen e fondit rezervë të qeverisë, se Lefteri të rrijë atje sa të dojë, e gjetën si hajdut. Por ai fond pa firmën e Ministrit të Financave nuk lëviz. Sigurisht me firmën e kryeministrit, por i dytë është Ministri i Financave. Sigurisht këtu tek ne skandali e vdes skandalin. Uroj t’u thotë shqiptarëve që si ia imponoi Edi Rama, ku ishte kur Rama i shkoi me avion për t’i imponuar firmosjen. Por nga ana tjetër kurrë ligji mëshirë për frikacakun nuk ka. Ligji nuk e njeh mëshirën. Prapë të paktën t’u thotë shqiptarëve ku ishte kur Edi Rama i shkoi për ta detyruar për firmën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit