Berisha për inceneratorët: Flaka e tyre nuk e shpëton Ramën, ftoj anti-mafian italiane të hetojë këtë aferë

Mos i humb

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka thënë se në emër të turizmit qeveria po bën abuzime të shumta.

Sipas tij, në portin e Durrësit dhe Vlorës, do të shënohet afera e radhës me kompani offshore. Berisha tha më tej se ka kërkuar nga anti-mafia italiane të hetojë afera në Shqipëri, sikurse është ajo e inceneratorëve.

“Tema padiskutim i intereson sektorit më të rëndësishëm të ekonomisë, por që është larg së qeni. Është larg së qeni e kjo për një arsye. Këtu nuk ka interesa për zhvillimin e ekonomisë. Këtu gjithçka përdoret për të vjedhur, pasuruar, përvetësuar nga qeveritarët. Është e rëndë, përdoret turizmi si maskë për aferat më të mëdha korruptive të Evropës. Porti i Durrësit, qindra vjeçarë, asgjësohet me një të rënë të lapsit në emër të turizmit. E vërteta është tjetër. Ata asgjësohen për të përvetësuar Edi Ramën dhe kompanitë e tij offshore, për të ndërtuar Dubain e tyre të kokainës, sepse Dubai se mori përsipër të vinte. Omari shiti cdo aksion. Në këtë mënyrë, mendohet se do të mund të kapërcehet kjo aferë. Sikundër mendon Edi Rama se do të shpëtojë nga flakët e inceneratorëve.

Kam dy vendimet e Ramës, me të cilat ai është këmbëkryq mbi inceneratorët. I ka dhënë bonus 8% të tij që donte të fitonte. Para tij ka vendim tjetër. Ja ku është firma e tij. Ka një tjetër vendim të vitit 2018, për përdorimin e fondeve buxhetore për kompanitë e tij të djegësve. Janë me dhjetëra kompani. Ju e kaloni me komisione dhe e përdorni për luftë. I par ii të parëve në aferë është Rama. Pas tij janë Velja e Ahmetaj. Të kthehemi prapë te turizmi. Mafia, e ka marrë në dorë problemin e turizmit. Mafia pretendon se Portin e Durrësit po e bën, e në të njëjtën kohë thotë se do të vijnë kroçera.

Thotë se e ka në patronazh qeveria e Emirateve të Bashkuara. Ndaj dhe në këtë kontekst, u bëj thirrje qytetarëve shqiptarë të bashkohen me revolucionin tonë. Vetëm revolucioni popullor paqësor, do të mund të shembë këto skema të tmerrshme vjedhjeje që rëndojnë mbi shpatullat tuaja. Vetëm revolucioni paqësor i shqiptarëve do të mund të përmbysë narko-shtetin. Falë një operacioni të shkëlqyer, të 5 vendeve partner, janë gozhduar, zbuluar, lidhje të panumërta të ministrave, politikanëve, me bandit e tyre në Evropë. Këto që dëgjojmë ne, janë vetëm maja e ajërsbergut. Thirrja ime, agjencive partnere të zbatimit të ligjit, është që të ndihmojnë popullin shqiptar të clirohen nga kthetrat e narko-shtetit. Opozita e vendosur të përballet me këtë diktaturë. Ndihma e partnerëve ka rëndësi të madhe.

Ftoj anti-mafian italiane të hetojë aferën e djegësve. Kompaninë italiane që është si karrem, thjesht për të maskuar përvetësimin gjigant të shumave të buxhetit të shtetit. Do të ketë mirënjohje të madhe të shqiptarëve. Është anti-mafia italiane ajo e cila bëri që Tahiri të largohet nga detyra. Absolutisht, të marrë një dënim qesharak. Të mos harrojmë se është antimafia italiane që çoi sinjalet për Agaçion, lexoni pak për dhuratat e tij”, tha Berisha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit