Votimi në Kushtetuese, zbulohet emri i gjyqtarit të vetëm që votoi pro shkarkimit të Metës

Mos i humb

Gjykata Kushtetuese njoftoi mbrëmë pas orës 23 se ka vendosur të rrëzojë vendimin e Kuvendit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Në vendimin e shkurtuar thuhet se kreu i Shtetit nuk e ka shkelur Kushtetutën e për këtë arsye ai duhet të qëndrojë në detyrë deri në fund të mandatit.

Sot në mëngjes se gjatë votimit brenda Kushtetueses 6 anëtarë kanë votuar kundër

shkarkimit dhe vetëm njëri prej tyre ka votuar pro argumenteve të shumicës qeverisëse.

Burime brenda Kushtetueses bëjnë të ditur se e vetmja votë pro shkarkimit ka qenë ajo e ish prokurorit Altin Binaj.

Ndërkohë gjashtë anëtarët e tjerë, Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari, Fiona Papajorgji, Përparim Kalo dhe Sonila Bejtja kanë votuar kundër shkarkimit

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit