Berisha: Rama korruptoi shefin e organizatës më të fuqishme të botës

Mos i humb

Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar dorëheqjen Ramës pasi sipas tij ka shkelur vijën e kuqe në lidhje me marrëdhënien e tij me zyrtarin e lartë të FBI i cili është arrestuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Teksa kërkon 80 vite dënim me burg për McGonigal dhe kryeministrin Edi Rama, vijon akuzat për kreun e qeverisë se ka paguar shefin e kundër inteligjencës të organizatës më të fuqishme në botë.

Berisha e shfrytëzon këtë çështje për të kërkuar largimin e Edi Ramës nga qeverisja pasi sipas tij e ka vendin pas hekurave, njësoj si McGonigal.

Po ashtu kërkon që të ngrihet komision hetimor parlamentar për të hetuar lidhur me këtë çështje që sipas tij është akti më i rëndë në historinë e Shqipërisë me partnerin kryesor strategjik, SHBA.

“Ai ka kryer një nga aktet më të rënda në historinë 100-vjeçare të marrëdhënieve me SHBA. Unë nuk them që Edi Rama i dobësoi karakterin moral një zyrtari që kishte një besim aq të lartë në vendin e tij, por kryeministri i një vendi partner nuk mundej kurrë të shfrytëzonte për qëllimet e veta as dobësinë më të vogël, sikur të kishim të bënim me fuqinë armike dhe jo partnerin kryesor strategjik. Edi Rama duhet të ikë sa më parë. Drejtësia do të merret nga të dyja vendet por ana morale është krejtësisht e rëndë. Ky rast tregon përdorimin e korrupsionit ndërkombëtar kundër opozitës shqiptare. Tregon se Edi Rama nuk njeh asnjë parim për interesat e pushtetit të tij. McGonigal mund t’i shkojë deri në 80 vite dënimi, asnjë vit më pak nuk meriton Edi Rama. Nuk i bën kurrë këto veprime të tmerrshme kryeministri i një vendi partner. Edi Rama duhet të zbërthehet, do të ketë komision hetimor parlamentar që do t’i shkohet deri në fund kësaj çështjeje.  Njeriu i inteligjencës i vendit më të fuqishëm në botë u pagua nga Kryeministri i Shqipërisë. Rama nuk mund të rrijë më në qeverisje. Ai e ka vendin atje ku është Charles McGonigal”, tha Berisha.

I pyetur në lidhje me deklaratat e mazhorancës së Agron Neza, një prej personave të përmendur në hetime ka lidhje me të, Berisha tha se kjo është e pavërtetë. Berisha hedh poshtë pretendimet se e ka kushëri dhe hedh akuza ndaj Damina Gjiknurit se ka dhënë me koncesion hidrocentralet në Shushicë për bashkëpunëtorin e McGonigal, Oleg Deripaskën.

“Unë nuk e njoh personalisht atë. Nuk kam asnjë lidhje. Ai ka punuar në shërbim në qytete të ndryshme. Ka shumë gjëra që faktojnë të kundërtën e asaj që akuzojnë këta. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste është një mafioz i cili i ka dhënë me koncesion Oleg Deripaskës hidrocentralet në Shushicë dhe favore të tjera, ai ka vallëzuar deri në 3 të natës me McGonigal. Ai kapet pas fijes së barit. Do t’i shkohet kësaj çështje deri në fund sepse po zihen e gjithë Bota. Shqipëria ka paguar shefin e kundërinteligjencës të organizatës më të fuqishme të botës. Këta mund ta bëjë vetëm Edi Rama. Këto që kanë dalë deri tani janë vetëm e ajsbergut.  Rama është krijesë e Sorosit dhe, unë e denoncoj para botës këtë rast sepse është krijesë e tij por në këtë rast e kaloi vijën e kuqe dhe duhet të japë urgjentisht dorëheqjen”, tha Berisha.

Në dosjen me akuzat për McGonigal përmendet personi ‘B’ që sipas Berishës është Dorian Duçka, i cili dyshohet se shoqëronte kudo ish-agjentin e inteligjencës shqiptare Agron Neza dhe ish-zyrtarin e FBI-së. Në deklaratën e tij tha se Duçka është në hetim në Kinë e në SHBA dhe lidh Ramën me kartelin e Sinaloas të Meksikës.

“Po Duçka që është në hetim në Kinë dhe në SHBA dhe vetë Duçka që lidh Ramën me Sinaloan e Meksikës do të ketë gjëra të jashtëzakonshme, këto që lexoni janë thellësisht të redaktuara por janë vetëm maja e ajsbergut, Duçka është me email qeveritar qarkullon, e denoncoj para borës këtë rast se është krijesë e tij, ashtu iu përgjigjën zgjedhjet më të dhunuara në historinë e vendit po kujt mund t’i shkonte ndër mend që Shqipërua të sillet kështu me një vend partner, të çojë një oficer të policisë hoxhiste, pra është tejkaluar çdo vijë e kuqe, Rama duhet të ikë ndryshe shqiptarët do ta krehin”, tha Berisha.

Me të njëjtën gjuhë si Sali Berisha foli edhe Ilir Meta në një deklaratë për mediat teksa kërkoi dorëheqjen e Edi Ramës pasi pretendon se ka kompromentuar marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA dhe ka përdorur një zyrtar të lartë të SHBA të garantojë investime nëpërmjet parave të pista ruse duke i futur ato si atavizma në ekonominë shqiptare.

Amerikani McGonigal që u arrestua dy ditë më parë në SHBA përballet me dy akuza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C., ku në rastin e parë akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara.

Akuzat tjetër lidhet me 2 shqiptarë. McGonigal, agjent amerikan dhe zyrtar i Lartë i FBI, dyshohet se merrte ryshfet nga Agron Neza, shqiptaro-amerikan dhe dyshohet ish agjent shqiptar i inteligjencës, për të ndikuar që një koncesion i majmë i hidrokarbureve t’i jepej një kompanie të administruar nga Shefqet Dizdari, i cili më pas bëhet edhe ortak biznesi me personazhet e mësipërm.

Problemi ishte se përfituesi fundor i koncesionit ishte Gazprom, gjigandi i shtetit rus, lidhjen me të cilin amerikanët nuk mund t’ia falin një zyrtari të lartë të tyrin, siç ishte Charles McGonigal.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit