Berisha: Rama të japë dorëheqjen dhe të largohet nga çdo funksion.

Mos i humb

Kreu i PD-së Sali Berisha ka dalë sot në një deklaratë për mediat ku ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Berisha tha se Rama është sot kryeministri i vetëm në Europë dhe në botë që krijon sipërmarrje personale me 420 mln euro të grabitura taksapaguesve shqiptarë sipas kontratave që ka firmosur në kundërshtim me ligjet e vendit për djegësat.

“Jam sot këtu për të kërkuar dorëheqjen dhe largimin përfundimtar nga çdo funksion të Edi Ramës, i cili me aktet e tij antiligjore, antikushtetuese është sot simboli më i nxirë i pushtetarit abuziv që nuk njeh normë, standard moral, ligjor apo kushtetues kur vjen puna për pasurimin e tij, luksin e tij, pushtetin e tij.

Edi Rama është sot kryeministri i vetëm në Europë dhe në botë që krijon sipërmarrje personale me 420 mln euro të grabitura taksapaguesve shqiptarë sipas kontratave që ka firmosur në kundërshtim me ligjet e vendit për djegësat.

Sipërmarrja e Edi Ramës e djegësave Tiranë, Fier, Elbasan, është sipërmarrja e vetme në Europë me imunitet të plotë, në të cilin formalisht shpallen në kërkim menaxherë dhe administratorë të kësaj ndërmarrjeje, por faktikisht ndonëse të gjitha objekt krimi nuk konfiskohet asgjë, ata shëtisin të lirë, madje kanë filluar presionin për t’u çliruar nga akuzat.

Kjo sipërmarrje merr çdo javë qindra miliona euro që shkojnë në kontot bankare të Ramës dhe ministrave të ndryshëm. Drejtësia ndaj këtij akti madhor kriminal po shpërbëhet, ajo është faktuar tërësisht si SKAP-i i partisë. Pasi doli me urdhër të qeverisë Alqi Bllako, tani janë ushtarët e tjerë të kësaj sipërmarrjeje, Gugallja, Zoto dhe Mërtiri, ata të cilët i kërkojnë Ramës në mënyrë ultimative çlirimin nga akuzat.

Rama duhet të japë dorëheqjen, të largohet menjëherë sepse ai është i vetmi kryeministër në botë që ka realizuar me charter 137 udhëtime. Nuk ka kryeministër që ka realizuar as gjysmën e udhëtimeve të Edi Ramës me çarter.

22 milionë euro udhëtime janë një abuzim i çmendur, i frenuar, janë më shumë se ka shpenzuar Byroja Politike e diktaturës në 20 vite”, deklaroi Berisha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit