Berisha: Riarrestimi me negociata i Bllakos, një proces negociatash dhe me të akuzuarit e tjerë

Mos i humb

Kreu i PD-së Sali Berisha tha se riarrestimi i ish-deputetit Alqi Bllako është një proces negociatash dhe me të akuzuarit e tjerë që të mos flasin.

Duke folur për çështjen e inceneratorëve, Berisha tha se këto zhvillime janë dramatike, të turpshme dhe kriminale.

“Mund t’u them se riarrestemi me negociata i famozit Alqi Bllako nuk është gjë tjetër vetëm një proces negociatash dhe me ata të tjerët që janë akuzuar që të mos flasin dhe të dalin shumë shpejt nga burgu.

Janë të gjitha këto zhvillimet më dramatike, më të turpshme, më kriminale të Edi Ramës dhe SKAP-it të tij që tallet me drejtësinë, me ligjin, me Kushtetutën e Shqipërisë”, deklaroi Berisha.

Kryetarja e Parlamentit është një zonjë dhe në shumë raste më takon të vetëpërmbahen për qëndrimet publike ndaj një zonje s’mund të kalojë disa standarde. Por në mënyrë të i kam thënë se; do e çosh parlamentin drejt zhvillimeve të rënda.

Ajo është viktimë e Ramës. Ndaj as kemi marrë dhe as kemi ndërmend të ndërmarrin nisma kundër saj.

Është në tagrin e saj që të mbrojë veten. Përjashtimi i dy deputetëve është akt jashtëzakonisht i rëndë. Opozita do i përgjigjet. Nuk kam dyshim.

Nga një anë ke një njeri me një fjalor stërordiner, s’po përdor epitete të tjera për të prishur gojën time.

Sa herë vjen në Kuvend dhe që thotë fjalë që mua që jam aty, më vjen turp për ato zonja, se në fund janë nëna, bashkëshorte, janë vajza, kanë prindër, burra, kanë fëmijë, por ulin kokën dhe s’thonë një fjalë.

Prisni.

Ne do i përgjigjemi, se ne nuk mposhtemi. Ne nuk bojkotojmë parlamentin, pasi e konsiderojmë detyrë.

S’ka gjë më të vështirë kur shkon në atë Kuvend dhe një qeveritar vjen aty dhe përdor fjalor prej rrugaçi ordiener para gjithë shqiptarëve.”, tha Berisha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit