Berisha shfaqet optimist: Turi më i zjarrtë i karrierës sime politike

Mos i humb

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur sot grupin e tij të deputetëve.

Gjatë fjalës së tij para deputetëve demokratë, Berisha u shpreh entuziast për këtë fushatë, që sipas tij është turi më i zjarrtë i karrierës së tij politike.

Ai tha se ka një klimë të shkëlqyer në mbarë vendit, në mbështetje të opozitës.

“Një klimë e shkëlqyer është sot në mbarë vendin në mbështetje të opozitës. Ky është turi më i zjarrtë, më entuziast i të gjithë karrierës time politike.

Dua t’u informoj juve se zjarri, entuziazmi, besimi në futore është më i madh se çdo herë tjetër.

Demokratët dhe demokratët, qytetarët e thjeshtë janë në mobilizim të paparë për t’i dhënë Shqipërisë, vetes, të ardhmes së tyre, mbështetjen, ndryshimin që meritojnë.

Kokat e gjarprit, kapot e Meduzës, midis dy termave, nuk ka asnjë dallim substancial në raport me krimin.”, tha Berisha.

Në limitet e afateve ligjore për të regjistruar koalicionet, opozita pritet të dorëzojë sot në KQZ marrëveshjen mes disa forcave politike që do të përbëjnë edhe koalicionin opozitar.

Deri tani janë të paktën katër parti të kampit të djathtë që do të jenë pjesë e koalicionit ku do të futen edhe kandidatët e Primareve të Sali Berishës.

Partia e Lirisë e Ilir Metës, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut e Vangjel Dules, Partia Demokristiane e Nard Ndokës dhe Partia Balli Kombëtar Demokrat i Artur Roshit do të jenë katër forcat politike, pa përjashtuar edhe parti të tjera që mund të bashkohen deri në mbrëmje, që do të përbëjnë koalicionin opozitar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit