Berisha: Supergrabitja e miliona eurove në banesën e Alda Klosit

Mos i humb

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar sot konferencën e përjavshme me gazetarët.

Ai foli për supergrabitjen nga Rozeta Dobi në banesën e Alda Klosit, ndërsa tha se Arben Ahmetaj “është për në kokërr të burgut”.

“Nuk ndodh se kjo e lemerit Ramën dhe Ahmetajn.

Ata që do shkruajnë skenarin e filmit në të ardhmen, por gjetën artistët, do marrin një çmim ndërkombëtar.

Rozeta, hajdute apo thjeshtë ju dhanë ato para për t’i mbajtur në mirëbesim.

Po të marrim variantin e kasafortës, ju garantoj se kodin asaj ia ka dhënë Alda Klsoi.

Pse magjistare ishte ajo të zbërthente kasafortën? Nëse është histori eurosh ne dyshek, atëherë përsëri është një bashkëpunim midis Aldës dhe Rozetës.

Pse e tek do thoni ju ndodhi ky bashkëpunim? Ahmetaj është kandidat për kokërr të burgut, shumë e thjeshtë.

Pas Ramës dhe Agacit, Ahmetaj është kandidati më i plotë për burg.

Qeveria po bën gjithçka për të mashtruar qytetarët në këtë hetim. Shifra 120 mijë u caktua nga qeveria për t’u thënë nga Alda, ndërsa rastësisht u zbulua shuma e madhe në aspirator, ato të gjitha janë para të Aldës, Ramës dhe Ahmetajt”, u shpreh Berisha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit