Berisha takim me intelektualët: Familja, parajsa tokësore e njeriut! Sot është në rrezik

Mos i humb

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me intelektualë të fushave të ndryshme.

Në qendër të këtij bashkëbisedimi është familja, ekonomia dhe problematikat me te cilat përballen shqiptarët.

Gjatë fjalës së tij Berisha theksoi se sot familja shqiptare është në rrezik

“Për traditën, familja është themeli i shoqërisë, padiskutim me vlerat e saj solidaritetin dhe sakrificat është si të thuash parajsa tokësore e njeriut.

Në tërësi pranohet që Shqipëria është në vështirësi shumë të mëdha. Ne kemi bindjen se është në rrezik.

Nuk e themi për propagandë. Por një komb që nga 2014 në 2021 largohet më shumës e ¼ e tij, ai komb në të gjithë planet, është një komb që ose është në një luftë të egër civile dhe ne nuk jemi, se duhet se kush janë përzënësit më të mëdhenj…

Por ne kemi tejkaluar në vitin 2019 në azilkërkuesit e refugjatë, Sirinë, që ishte në kulmin e luftës.

Drama e sotme shqiptare ka për teatër familjen shqiptare. Ajo luhet në teatrin e familjes shqiptare nga një kompleks faktorësh.”, tha Berisha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit