Berisha: Vepra e Adem Demaçit udhërrëfyes për brezat

Mos i humb

 

Ministri i Forcës së Sigurisë, Rrustem Berisha, duke i shprehur ngushëllime familjes Demaçi, ka thënë se ndarja nga jeta të veprimtarit, vizionarit dhe mbrojtësit emblematik të lirisë së popullit tonë, Adem Demaçit, është një humbje e madhe për popullin shqiptar.

“Kosova dhe kombi shqiptar, mbeti pa njërin nga vizionarët dhe yllin mbrojtës të lirisë së atdheut, që asnjëherë nuk u ndal duke shndritur në përpjekjet për liri dhe shtet. Gjithë jeta e tij ishte mësim se si duhet pa kushte atdheu, ajo do të mbetet udhërrëfyes dhe frymëzim për brezat e ardhshëm. Ngushëllime familjes Demaçi dhe gjithë popullit shqiptar”, thuhet në telegram ngushëllimi./ Kp/

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit