Bërnabiç në Gjenevë: Këtë vit do të njohim Kosovën për atë që është- krahinë autonome e Serbisë

Mos i humb

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç, ka thënë sot në Gjenevë se në interesin e Serbisë është paqja dhe stabiliteti në rajon sikurse edhe bashkëpunimi me të gjithë partnerët.

“Mbi të gjitha jemi të interesuar për të ardhmen, për zhvillimin e rajonit në të cilin të rinjtë dëshirojnë të qëndrojnë, për ndalimin e ikjes së trurit, për përfitime nga revolucioni i katërt industrial”, tha Bërnabiç para gazetarëve në Gjenevë ku po merr pjesë në Forumi Ekonomik Botëror.

Kryeministrja serbe foli edhe për Kosovën, ku tha se këtë vit do të njohim statusin e saj të cilin e ka- krahinë autonome e Serbisë.

“Ky është viti në të cilin do të njohim Kosovën si edhe është – krahinë autonome e Serbisë”, tha Bërnabiçi.

Në këtë takim po merr pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili kërkoi mbështetje nga pjesëmarrësit e Forumit për arritjen e një marrëveshje me Serbinë, duke thënë se rezultati i saj nuk duhet paragjykuar./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit